Marrja e mostrave të acidit nukleik në qytetin Xi'an të Kinës Veriperëndimore, më 15 mars 2022/VCG

Marrja e mostrave të acidit nukleik në qytetin Xi'an të Kinës Veriperëndimore, më 15 mars 2022/VCG

Kina përditësoi protokollet e diagnostikimit dhe trajtimit të COVID-19 të martën, duke përfshirë masa të reja izolimi për rastet e lehta.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i përditësoi protokollet e trajtimit për COVID-19 duke u mbështetur në veçoritë e reja të transmetimit të varianteve të reja dhe në ndryshimet përkatëse të simptomave.
Tani, pacientët me simptoma të lehta duhet të qëndrojnë në karantinë, por jo në spitale. Rastet e zakonshme, të rënda ose kritike do të trajtohen në spitalet e përcaktuara.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë theksoi se ndryshimi ishte i nevojshëm, pasi shumica e të infektuarve nga “Omicron” janë asimptomatikë ose kanë vetëm simptoma të lehta dhe nuk kërkojnë shumë trajtime.
Ky ndryshim pritet të pakësojë barrën mbi burimet mjekësore.
Gjithashtu, janë përshtatur standardet për heqjen e karantinës dhe daljen nga spitali.
Për shembull, të shëruarit do t'i nënshtrohen një monitorimi shëndetësor 7-ditor në shtëpi, në vend të një karantine 14-ditore.
Ka gjithashtu përditësime mbi metodat e trajtimit dhe testimit.

Reagenti i testimit të antigjentit/ VCG

Është shtuar testimi i antigjenit për të ndihmuar në zbulimin e rasteve në një fazë të hershme. Ata që dalin pozitivë sipas kësaj metode, do të bëjnë një tjetër test të acidit nukleik për të konfirmuar infeksionin.
Testimi i acidit nukleik tani është metoda kryesore e testimit në Kinë.
Dy barna të reja për koronavirusin - “Paxlovid” dhe një antitrup monoklonal i krijuar në vend - janë përfshirë tani në protokollin provë, së bashku me akupunkturën dhe mjekësinë tradicionale kineze për fëmijët.
Ekspertët thonë se versioni i përditësuar i protokollit është shenjë se Kina ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt një politike më "të çlirët shkencërisht" kundër pandemisë, duke u bazuar në gjendjen aktuale në vend. (Artan)