VCG

VCG

Kryeministri kinez Li Keqiang theksoi të premten se politika e hapjes e Kinës nuk do të ndryshojë, "siç nuk do të ndryshojë rrjedha e Jancesë dhe Lumit të Verdhë".

Pavarësisht se si mund të ndryshojë mjedisi ndërkombëtar, Kina do të ruajë kursin e zgjerimit hapjes, tha Li në një konferencë për shtypin pas mbylljes së sesionit të pestë të Asamblesë së 13-të Kombëtare Popullore.

“Nëse do të ketë ndonjë ndryshim, ai do të jetë në favor të hapjes më të madhe të Kinës ndaj shkëmbimeve, tregtisë dhe investimeve të huaja. Ne do të bëjmë gjithçka që çon në zgjerimin e hapjes së nivelit të lartë," theksoi kryeministri Li

Ekonomia e Kinës është e integruar thellë me ekonominë botërore, tha ai. Importet dhe eksportet e mallrave kontribuojnë për më shumë se një të tretën e prodhimit të brendshëm bruto të Kinës dhe Kina është tregu i dytë më i madh i importeve në botë për 10 vjet rresht. Kina ka qenë gjithashtu vendi më i madh i tregtisë së mallrave gjatë pesë vjetëve të fundit.”

Ndërsa ekonomia kineze është ende duke u ngjitur në zinxhirin industrial, Kina ka potencial të jashtëzakonshëm dhe hapësirë të gjerë për rritjen e të gjitha llojeve të investimeve, tha kryeministri, duke premtuar një mjedis të barabartë për të gjitha llojet e bizneseve, qofshin vendëse apo të huaja.

Me hyrjen në fuqi të Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal, marrëveshja më e madhe tregtare në botë, Kina do të shfrytëzojë mundësinë për të nxitur tregtinë e lirë dhe për të vazhduar të jetë një destinacion popullor për investimet e huaja.

Hapja për më shumë se dy dekada ka sjellë përfitime të ndërsjella për Kinën dhe botën, tha Li, duke e përshkruar këtë politikë si një "derë mundësish" dhe duke theksuar që Kina nuk duhet ta mbyllë dhe nuk do ta mbyllë atë. (Zhan Dian/Artan)