VCG

VCG

Të enjten u mbyll sesioni i pestë i Komitetit të 13-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), organi më i lartë këshillimor politik i Kinës.

Në mbledhjen përmbyllëse në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin morën pjesë presidenti Xi Jinping dhe liderë të tjerë kinezë.

Në këtë mbledhje Wang Yang, kryetar i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së, mbajti një fjalim.

Gjithashtu, u miratuan një rezolutë për një raport pune të Komitetit të Përhershëm të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së, një rezolutë për një raport se si janë trajtuar propozimet nga këshilltarët politikë që nga sesioni i mëparshëm vjetor, një raport për shqyrtimin e propozimeve të reja dhe një rezolutë politike mbi sesionin e pestë të Komitetit Kombëtar të 13-të të KKPPK-së.(Artan)