VCG

VCG

"Vendimet e marra nga ‘dy sesionet’ këtë vit, si gjithmonë, do të pasqyrojnë mendimet dhe kontributin e popullit kinez." Shkrimtari dhe komentatori politik britanik Carlos Martinez beson se dy sesionet vjetore politike të Kinës janë një shembull i jashtëzakonshëm i demokracisë socialiste të bazuar në ligjin.

Dy sesionet e Kinës janë një dritare e rëndësishme për botën e jashtme për të vëzhguar cilësinë e demokracisë kineze, thekson CMG-ja në një koment të sajin. Gjatë dy sesioneve të këtij viti, rreth 5 000 deputetë të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe anëtarë të Konferencës Konsultative Politike të Popullit të Kinës janë mbledhur në Pekin për të diskutuar çështjet e vendit, në mënyrë që mendimet dhe aspiratat e njerëzve të kenë mundësi të integrohen në projektin e nivelit të lartë të zhvillimit të vendit. Ky është një portret i gjallë i praktikës demokratike të Kinës, dhe është gjithashtu një sistem i rëndësishëm institucional që Kina të realizojë demokracinë popullore në të gjithë procesin.

Nëse një vend është demokratik apo jo, çelësi qëndron në faktin nëse populli është zot i atij vendi. Koncepti i "demokracisë popullore në të gjithë procesin" i propozuar nga partia në pushtet në Kinë, përshkon të gjitha aspektet e qeverisjes kombëtare, duke përfshirë zgjedhjet, konsultimet, vendimmarrjen, menaxhimin e mbikëqyrjen dhe duke treguar plotësisht thelbin e demokracisë kineze: “Populli është zot i vendit,” thuhet në koment.

Duke marrë si shembull zgjedhjet, deputetët e pesë niveleve të asambleve popullore janë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Mes tyre, deputetët në asambletë popullore në nivel lokaliteti dhe konteje zgjidhen sipas parimit “një njeri, një votë” sipas zonave zgjedhore, duke zënë 94.5 % të numrit të përgjithshëm të deputetëve dhe duke pasur kësisoj përfaqësimin më të gjerë. Anëtarët e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez zgjidhen nëpërmjet procesit demokratik të konsultimit dhe rekomandimit, duke përfshirë të gjitha partitë demokratike dhe personat pa përkatësi partiake, të gjitha organizatat kryesore shoqërore, 56 kombësitë etnike dhe pesë fetë kryesore.

Nga këndvështrimi i vendimmarrjes, Asambleja Kombëtare Popullore i "hap dyert" legjislacionit dhe qeveria u "hap dyert" politikave. Vitin e kaluar, numri i pikave të kontaktit legjislativ bazë të Komisionit të Çështjeve Legjislative të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore u rrit me 22, duke çuar në krijimin e më shumë se 4700 pikave të kontaktit legjislativ bazë në rajone të ndryshme, dhe në krijimin e më shumë se 220 000 qendrave përfaqësuese të ndërlidhjes. Kjo e bën më të lehtë për njerëzit e zakonshëm pjesëmarrjen në procesin legjislativ.

Nëse demokracia e një vendi është e mirë apo jo, fjalën kryesore për këtë e ka populli. Në janar të këtij viti, “Raporti global i barometrit të besimit” i publikuar nga “Edelman Public Relations Worldwide”, firma më e madhe në botë e konsulencës për marrëdhëniet me publikun, tregoi se në vitin 2021, besimi i popullit kinez te qeveria arriti në 91 %, duke u renditur në vendin e parë në botë dhe duke arritur nivelin më të lartë në 10 vjet. Ky është pasqyrimi më i vërtetë i gjallërisë së fuqishme të demokracisë kineze.

Faktet kanë dëshmuar se sistemi politik i demokracisë socialiste me karakteristika kineze i ka rrënjët në historinë dhe kulturën kineze, përputhet me kushtet kombëtare të Kinës dhe zgjidh problemet e Kinës, duke qenë i gjerë, autentik dhe efektiv. Ai jo vetëm që ka mbështetjen e gjerë të popullit kinez, por edhe e bën botën të mendojë dhe të shohë qartë se sistemet zgjedhore të stilit perëndimor, si "një njeri, një votë" dhe konkurrenca partiake, nuk janë aspak të vetmet dhe nuk janë të gjitha demokratike.

Nuk ka një formë më të mirë të demokracisë, por ajo mund të përmirësohet vazhdimisht. Të hënën, sesioni i pestë i Asamblesë të 13-të Kombëtare Popullore shqyrtoi projekligjin organik vendor. Një pjesë e rëndësishme e rishikimit të këtij projektligji është përfshirja në të e "këmbënguljes në demokracinë popullore në të gjithë procesin". Mund të parashikohet që rruga drejt demokracisë në Kinë do të bëhet gjithnjë e më e gjerë, duke i lejuar njerëzit të gëzojnë më shumë arritje demokratike dhe duke dhënë kontributin e Kinës në përparimin e qytetërimit politik njerëzor, mbyllet komenti i CMG-së. (Zhan Dian/Artan)