foto/Xinhua

foto/Xinhua

Vlera e përgjithshme e importeve dhe eksporteve të Kinës në dy muajt e parë të vitit 2022 u rrit 13.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 6.2 trilionë juanë, treguan të hënën të dhënat zyrtare të Administratës së Përgjithshme të Doganave.

Si eksportet, ashtu edhe importet, kanë vazhduar rritjen dyshifrore në periudhën janar-shkurt, duke u shtuar përkatësisht me 13.6 dhe 12.9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në dollarë amerikanë, vlera e përgjithshme e tregtisë së jashtme të Kinës arriti në 973.45 miliardë gjatë kësaj periudhe, 15.9 për qind më shumë se në dy muajt e parë të vitit 2021. (Artan)