Presidenti kinez Xi Jinping(Foto:Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping(Foto:Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi forcimin e ndjenjës së bashkësisë së kombit kinez gjatë një diskutimi në grup të shtunën në sesionin e pestë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore, organi më i lartë ligjvënës në Kinë.

Gjatë pjesëmarrjes në diskutimet me kolegët e tij deputetë nga delegacioni i Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, Xi i bëri thirrje këtij rajoni të promovojë unitetin kombëtar.

Ai nxiti përpjekjet që të gjitha kombësitë të qëndrojnë të bashkuara "si kokrrat e shegës" në ndërtimin e përbashkët të atdheut të madh.

Duhet të bëhen përpjekje për të ruajtur një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm ekonomik, një mjedis shoqëror të begatë e të sigurt dhe një mjedis politik të pastër dhe të shëndetshëm, tha presidenti Xi.

Xi theksoi se Kina ka çuar përpara në mënyrë të gjithanshme reformat, ka promovuar zhvillimin dhe ka ruajtur stabilitetin në vitin 2021, duke pasur arritje të reja e të mëdha në kauzën e Partisë dhe të vendit. Kina ishte një ndër vendet më të suksseshme në botë për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe parandalimit e kontrollit të COVID-19, dhe e nisi mirë planin e 14-të pesëvjeçar.

Kina gjithashtu i dha botës Lojëra Olimpike Dimërore të efektshme, të sigurta e të shkëlqyera, ku sportistët kinezë arritën rezultatet më të mira në një olimpiadë dimërore.

Diskutim në delegacionin e Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme(Foto:Xinhua)

Diskutim në delegacionin e Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme(Foto:Xinhua)

Pas një rishikimi të përpjekjeve të Partisë dhe popullit në epokën e re, Xi theksoi pesë faktorë: mbështetjen e udhëheqjes së gjithanshme të Partisë, zhvillimin e socializmit me karakteristika kineze, përpjekjet e përbashkëta të popullit kinez, domosdoshmërinë e veprimit me filozofinë e re të zhvillimit dhe administrimin e plotë dhe rigoroz të Partisë.(Artan)