Kina e ka vendosur objektivin e saj të rritjes së PBB-së në rreth 5.5 për qind për vitin 2022, thuhet në raportin e punës së qeverisë të mbajtur nga kryeministri Li Keqiang gjatë mbledhjes së hapjes së sesionit të pestë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës të shtunën në Pekin .

Objektivat e tjera kryesore të parashikuara për zhvillimin këtë vit përfshijnë krijimin e mbi 11 milionë vendeve të reja të punës në qytete, mbajtjen e një niveli të papunësisë urbane të anketuar në jo më shumë se 5.5%, si edhe ruajtjen e rritjes së Treguesit të Çmimeve të Konsumit - matës kryesor për inflacionin - në rreth 3% dhe prodhimin e drithërave në mbi 650 milion tonë. Li tha se Kina do të synojë gjithashtu përmirësime të mëtejshme në mjedis dhe do të vazhdojë të pakësojë shkarkimin e ndotësve kryesorë.

Kryeministri theksoi që, përballë sfidave të shumta në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror këtë vit, Kina duhet të synojë arritjen e përparimeve, duke e bërë përparësi stabilitetin ekonomik.(Zhan Dian/Artan)