Sesioni i pestë i Komitetit të 13-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), organi më i lartë këshillimor politik i Kinës, u hap të premten pasdite në Pekin.

Xi Jinping-u dhe liderët e tjerë kinezë morën pjesë në mbledhjen e hapjes të këtij sesioni, të organizuar në Pallatin e Madh të Popullit.

Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua agjenda e këtij sesioni

Wang Yang, kryetari i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së, mbajti raportin e punës të Komitetit të Përhershëm të Komitetit Kombëtar të KKPPK-së. (Xu Guang)