Stema e Lojërave Paralimpike Dimërore 2022 në Pekin të Kinës, 28 shkurt 2022. /VCG

Stema e Lojërave Paralimpike Dimërore 2022 në Pekin të Kinës, 28 shkurt 2022. /VCG

Stafeta e pishtarit të Lojërave Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022 do të fillojë më 2 mars.

Stafeta e pishtarit do të zgjasë deri më 4 mars në tre zonat e konkurrimit: zonën qendrore të Pekinit, distriktin periferik Yanqing të kryeqytetit kinez dhe qytetin Zhangjiakou në provincën fqinje Hebei.

Do të ketë gjithsej 565 pishtarëmbajtës, ndër të cilët njerëzit me aftësi të kufizuara zënë 21 %, duke e tejkaluar kriterin prej 15 për qind të vendosur nga Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar. Mbajësit e pishtarit janë përfaqësues të përzgjedhur nga të gjitha sferat e jetës.

Stafeta e pishtarit përbëhet nga tre pjesë, duke përfshirë ndezjen e flakës, mbledhjen e flakës dhe stafetën.

Flakës së Trashëgimisë nga Stoke Mandeville do t’i bashkohen flakët nga tetë pika në tre zonat e konkurrimit të mërkurën në mëngjes, të cilat do të grumbullohen në Tempullin e Qiellit përpara se stafeta të fillojë po atë pasdite.

Sipas Komitetit Organizator, puna e transformimit ka përfunduar në të pesë objektet ku do të zhvillohen Lojërat, pasi ato janë ndërtuar për të organizuar si Olimpiadën Dimërore të sapopërfunduar, ashtu edhe Paralimpiadën.(Artan)