foto:VCG

foto:VCG

Të dhënat e fundit nga Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës tregojnë se PBB-ja e Kinës në vitin 2021 i kaloi 114 trilionë juanët, ose mbi 18 trilionë dollarë.

Shifra është 8.1 % më e madhe krahasuar me vitin 2020, me një rritje mesatare prej 5.1% gjatë dy vjetëve të mëparshëm.

PBB-ja për frymë e Kinës ishte më shumë se 80 000 juanë, një rritje prej 8% në krahasim me atë të vitit 2020.

Të ardhurat e disponueshme për frymë arritën mesatarisht rreth 35 000 juanë, mbi 9 % më shumë se në 2020-n.

Tregu i punës në Kinë vitin e kaluar mbeti i qëndrueshëm.

Gati 13 milionë vende të reja pune u krijuan në zonat urbane, mbi 800 000 më shumë se gjatë vitit 2020.