Zona rurale në Guilin, Rajoni Autonom i Guangxi-Zhuang, Kinë(Foto:VCG)

Zona rurale në Guilin, Rajoni Autonom i Guangxi-Zhuang, Kinë(Foto:VCG)

Kina publikoi të martën “Dokumentin nr. 1” për vitin 2022, ku renditen detyrat kryesore për të nxitur në mënyrë të gjithanshme gjallërimin rural të vendit.

Dokumenti ndahet në tetë pjesë kryesore, që përkatësisht janë: garantimi i prodhimit të drithërave dhe i furnizimit të produkteve bujqësore, zhvillimi i bujqësisë moderne, ndalimi i kthimit masiv në varfëri, zhvillimi i sektorëve jobujqësorë në zonat rurale, nxitja e ndërtimit infrastrukturor të fshatrave dhe përmirësimi i qeverisjes në fshatra, zbatimi i më shumë politikave inovative në çështjet rurale dhe forcimi i udhëheqjes së PKK-së në punët rurale.

Si i pari dokument që publikohet çdo vit nga autoritetet qendrore të Kinës, “Dokumenti nr.1” konsiderohet si tregues i përparësive të politikave. Puna mbi bujqësinë dhe zonat rurale ka zënë këtë vend në programin e qeverisë kineze për 19 vjet radhazi që nga viti 2004.(Zhan Yan/Artan)