foto/VCG

foto/VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi të premten se Kina mbështet sistemin tregtar shumëpalësh dhe do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e veta legjitime, pasi BE-ja njoftoi se ka nisur një kundërvënie ligjore ndaj Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) mbi patentat e teknologjisë.

"Kina zbaton saktësisht rregullat e OBT-së dhe angazhimet e saj për anëtarësim, dhe përmirëson vazhdimisht legjislacionin dhe zbatimin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale," tha një zyrtar i Ministrisë kineze të Tregtisë, duke shtuar se Kina i vjen keq për kundërvënien ligjore të BE-së dhe do të trajtojë çështjet vijuese në përputhje me rregullat e OBT-së. (Fang Xiaoyu/Eda)