Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach vlerësoi lart paraqitjen e skiatores kineze Gu Ailing, si dhe Trampolinën e Madhe “Shougang” për skitë në stil të lirë, kur ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarit të CGTN-it në Qendrën Mediatike Kryesore të Olimpiadës së Pekinit 2022 të mërkurën pasdite.

Gazetari i CGTN-it:

Zoti president, ju ishit në Trampolinën e Madhe “Shougang” dje. Cila ishte ndjenja juaj pasi patë garën ku sportistja kineze Gu Ailing fitoi medaljen e vet të parë olimpike?

Thomas Bach, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar:

Jam i lumtur që gjendem në këtë vend simbol, “Shougang”, që e kam parë të ndërtohet që nga viti 2015. Në fillim nuk e përfytyroja dot se si mund të shndërrohej vërtet në një objekt olimpik për kërcimin me ski nga platforma e lartë.

Dhe ajo që pamë dje në këtë vend të ri fantastik, simbol, paraqitja e jashtëzakonshme e të gjithë sportistëve, ishte vërtet befasuese.

Dhe më pas pamë paraqitjen më të mirë ndonjëherë të Gu Ailing-ut në momentin e duhur, dhe në një mënyrë që mund ta shihje dhe ta ndieje.

Nga njëra anë, mund ta ndieje adrenalinën e saj. Nga ana tjetër, mund të shihje që ajo gëzohej për suksesin e saj, por njëkohësisht kujdesej për të tjerët.

Mendoj se ky do të mbetet një nga momentet më të bukura të këtyre Lojërave Olimpike.