foto: VCG

foto: VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian vuri në dukje në një konferencë për shtypin të martën se në problemin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Lituanisë e drejta dhe e gabuara janë shumë të qarta. Përgjigjja e Kinës për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime dhe drejtësinë ndërkombëtare është plotësisht e arsyeshme dhe e ligjshme.

Siç njoftohet, ministri i Jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis tha në një intervistë përpara vizitës së tij në Australi se tema kryesore e vizitës ishte se si Lituania dhe Australia mund të ndihmonin njëra-tjetrën për t’u përballur me “shtrëngimin” dhe sanksionet tregtare të Kinës. Ai do të mbajë edhe një fjalim me titull “Rendi botëror i bazuar në rregulla nën sulm: Rasti i Ukrainës dhe i Tajvanit” në Institutin Australian të Politikave Strategjike. Kur iu përgjigj pyetjeve përkatëse, Zhao Lijian tha: “Kina gjithmonë vepron në përputhje me rregullat e OBT-së. I ashtuquajturi ‘shtrëngim’ i Kinës ndaj Lituanisë është i pabazuar në fakte. Pala lituaneze duhet të përballet me faktet objektive, të ndreqë gabimet e veta dhe të kthehet në rrugën e duhur të respektimit të parimit të ‘Një Kine’. Lituania duhet të ndalojë veprimet e gabuara dhe jo të përpiqet të bindë vendet e tjera për t’u bashkuar kundër Kinës.” (Fang Xiaoyu/Artan)