VCG

VCG

Të ardhurat nga biletat e kinemave në Kinë i tejkaluan 6 miliardë juanët (943.7 milionë dollarë amerikanë) gjatë pushimeve njëjavore të Festës së Pranverës që u mbyllën të dielën, njoftoi të hënën Administrata e Filmit e Kinës.

Shitja e biletave e ka bërë Festën e Pranverës të këtij viti, ose Vitin e Ri Kinez, tradicionalisht një nga periudhat më të zakonshme për të shkuar në kinema, sezonin e dytë me fitimet më të larta në histori, sipas administratës.

Filmi i suksesshëm me luftë i vitit 2021 "Beteja në liqenin e Changjin-it" ka mbajtur vendin e parë për të ardhurat nga biletat, duke grumbulluar 2.5 miliardë juanë gjatë festës.

Ai pasohet nga filmi komik "Shumë simpatik për të vrarë" dhe nga "Pamje e bukur" për shitjet e biletave gjatë festës.(Artan)