foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping u takua me homologët e tij nga Egjipti, Serbia, Kazakistani dhe Turkmenistani.

Gjatë takimit me presidentin egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi në Pekin, presidenti Xi bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të ndërtuar bashkësinë me një të ardhme të përbashkët në epokën e re Kinë-Egjipt.

Duke përshëndetur miqësinë mes Kinës dhe Serbisë, presidenti kinez i tha Aleksandar Vuçiçit se marrëdhëniet mes dy vendeve janë bërë më të forta dhe kanë krijuar një model të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve Kinë-Kazakistan për paqen e stabilitetin rajonal dhe botëror gjatë takimit me Kassym-Jomart Tokayev-in, ndërsa bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit me dobi të ndërsjellë dhe ndërtimin e marrëdhënieve më thelbësore, më të gjalla dhe më dinamike Kinë-Turkmenistan në takimin që pati me Gurbanguly Berdymukhamedov-in. (Fang Xiaoyu/Artan)