Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Më 4 shkurt u hapën në Pekin Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore. Ceremonia e bukur tërhoqi vëmendjen e përfaqësuesve të qarqeve të ndryshme nga vende të ndryshme.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Marsela Musabelliu, drejtore ekzekutive e Institutit Shqiptar për Globalizimin, u shpreh që në këto ditë të Festës së Pranverës, kur në Kinë ngjyra e kuqe mbizotëron në çdo cep, për shqiptarët është edhe një e kuqe tjetër që ngroh zemrat plot krenari në bardhësinë e Lojërave Dimërore Olimpike të Pekinit.

“Nën madhështinë tipike ceremoniale, flamuri kuqezi u valvit nga skuadra shqiptare në ceremoninë e hapjes, ku u kuptua se në Kinë mund të ndihet mikpritja tejet e ngrohtë edhe në mes bardhësisë se akullit olimpik, ” theksoi znj. Musabelliu.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Dr. Michael Borchmann, ish-drejtor i Departamentit të Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të landit gjerman të Hesenit dhe konsulent i lartë i Qendrës Ndërkombëtare të Promovimit të Investimeve të Kinës (Gjermani), tha: "Pas Lojërave Olimpike Verore të Pekinit 2008, njerëzit prisnin që Kina të arrinte suksese të mëdha edhe në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022. Dhe Kina e tejkaloi përsëri veten."

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Francesco Maringiò, kryetar i Shoqatës së Promovimit të Rrugës së Re të Mandafshit të Italisë, u shpreh: “Para ceremonisë së hapjes, regjisori Zhang Yimou tha në një intervistë se do të ishte një performancë ‘eterike e romantike’ dhe ne ishim dëshmitarë të angazhimit të tij mbrëmë”.

Ekaterina Dafovska, anëtare ekzekutive e Komitetit Olimpik Bullgar, theksoi se stili i teknologjisë, kursimit, mençurisë dhe së gjelbrës, i mishëruar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, është shumë frymëzues dhe përputhet plotësisht me frymën olimpike.