VCG

VCG

Çelësi për zgjidhjen e çështjes së programeve të raketave balistike dhe bërthamore të Phenianit është në duart e ShBA-së, tha të premten i dërguari i Kinës në OKB Zhang Jun, duke i kërkuar Uashingtonit të tregojë "më shumë sinqeritet dhe elasticitet" nëse dëshiron arritjen e përparimit në këtë çështje.

Zhang foli përpara një takimi të mbyllur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili u kërkua nga ShBA-ja për të diskutuar lidhur me lëshimin e një rakete balistike me rreze të mesme të dielën e kaluar nga Koreja e Veriut.

Ai u tha gazetarëve se Kina e kupton që ShBA-ja dëshiron të zgjidhë problemet në Gadishullin Korean, por nëse dëshiron të shohë përparime, pala amerikane "duhet të tregojë më shumë sinqeritet dhe elasticitet".

“Çelësi i kësaj çështjeje është tashmë në duart e ShBA-së,” tha ambasadori.

Sipas tij, ShBA-ja është palë e drejtpërdrejtë në çështjen e Gadishullit Korean dhe"zgjidhja qëndron te dialogu".(Zhan Dian/Artan)