Në Stadiumin Kombëtar të Pekinit po zhvillohet ceremonia e hapjes e Lojërave të 24-ta Olimpike Dimërore, ku janë të pranishëm presidenti i Kinës Xi Jinping, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, presidenti i Rusisë Vladimir Putin, si dhe krerë shtetesh a qeverish të mbi 30 vendeve evropiane, aziatike, afrikane dhe amerikanolatine.
Olimpiada Dimërore e Pekinit është e para veprimtari komplekse sportive globale që zhvillohet sipas afatit, pas shpërthimit të pandemisë. Afro 3 mijë sportistë nga afro 90 vende e rajone të botës, duke përfshirë Shqipërinë e Kosovën, do të konkurrojnë për 109 medalje në 15 disiplina sportive. Shumë vende marrin pjesë për herë të parë në një olimpiadë dimërore.