Viti i Ri Kinez, që quhet edhe Festa e Pranverës, është festa më e rëndësishme kineze, që i kushton rëndësi ribashkimit të familjes. Ajo ngjan me një ndërthurje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në vendet perëndimore.

Sivjet Festa e Pranverës do të bjerë më 1 shkurt. Nga ushqimet e shijshme deri te veshjet e reja, zbukurimet dhe argëtimi, familjet kineze e kremtojnë këtë festë me shpresën për një pikënisje të re dhe të ardhme të bukur gjatë vitit që do të vijë.

Presidenti i Kinës Xi Jinping shkoi të mërkurën pranë banorëve në provincën Shanxi të Kinës Veriore, duke filluar një vizitë në prag të Festës së Pranverës.

Gjatë 10 vjetëve me radhë, Xi e ka bërë si një traditë vizitën te banorët në krahina të ndryshme të Kinës, duke u dërguar atyre urimet më të mira.

“Ndihem i sigurt”

Gjatë dëborës, Xi vizitoi të mërkurën fshatin Fengnanyuan në varësi të qytetit Huozhou, që u prek nga përmbytjet në verën e vjetshme, të cilat ndikuan në jetën e 1.76 milionë banorëve në provincën Shanxi.

“Erdha në Shanxi sot, kryesisht për të vizituar banorët jeta dhe puna e të cilëve u ndikuan nga fatkeqësia e vitit të kaluar,” u tha Xi fermerëve.

Pas inspektimit të rindërtimit pas fatkeqësisë dhe punëve për rimëkëmbjen e bujqësisë dhe garantimin e ngrohjes në dimër, Xi tha: “Ndihem i sigurt”.

Gjatë turneut të tij në prag në Festës së Pranverës, Xi u ul së bashku me banorët, dëgjoi shqetësimet e tyre dhe mori pjesë në përgatitjet e tyre për festën, përfshirë gatimin e kekut të orizit ngjitës, ngjitjen në dritare të letrave të prera të kuqe etj.

Udhëtimi i Xi Jinping-ut është një shembull i konceptit të tij të “popullit në qendër”, që jo vetëm u tregoi banorëve të fshatit që ata nuk janë harruar, por edhe u dha atyre shpresë për një jetë më të mirë në vitin e ri.

Zbatimi i gjithanshëm I konceptit të rigjallërimit rural

Gjatë inspektimit në fshatin Duancun të kontesë Fenxi po të mërkurën, Xi bëri thirrje për më shumë punë për konsolidimin e arritjeve në zhdukjen e varfërisë, nëpërmjet zbatimit të rigjallërimit rural, një pjesë e pandashme e modernizimit të vendit.

Ai i tha një grupi fermerësh se modernizimi i zonave rurale do të realizohet dhe banorët do të kenë një të ardhme më të bukur.

Në shkurt 2021, Kina deklaroi zyrtarisht zhdukjen e varfërisë absolute, që do të thotë se populli kinez realizoi ëndrrën shekullore për ushqim e veshmbathje të mjaftueshme dhe strehim të mirë.

Qysh nga atëherë, Kina filloi të forcojë industritë rurale, të promovojë zbatimin e teknologjive bujqësore dhe të ndërtojë fshatra të bukur.

Gjithsej 50 zona industriale bujqësore moderne, 50 grupe industriale rurale karakteristike dhe 298 lokalitete me industri të forta bujqësore u krijuan në mbarë vendin në vitin 2021, sipas Ministrisë së Bujqësisë e të Çështjeve Rurale të Kinës. (Wang Lei/ Artan) Foto nga Xinhua