Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha të premten në një konferencë për shtypin se punët përgatitore për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit kanë përfunduar. Bota ka pritshmëri të mëdha për Kinën, dhe Kina është gati.
Stacioni i Amerikës së Veriut i CGTN-it të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) zhvilloi të hënën një veprimtari promovimi për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit në Stadiumin e Kryeqytetit të Uashingtonit, dhe shumë amerikanë kanë shprehur pritshmëritë dhe urimet për Lojërat e Pekinit. Duke folur për këtë, zëdhënësi kinez tha:
“E kam vënë re videon për këtë veprimtari. Stadiumi ishte zbukuruar me elemente tradicionale kineze dhe të lojërave olimpike dimërore. Shikuesit amerikanë ishin shumë të gëzuar. Zhvillimi i suksesshëm i kësaj veprimtarie dëshmon se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit janë një ngjarje globale për sportistët olimpikë dimërorë dhe dashamirët e sporteve të akullit dhe të borës, duke pasqyruar pritshmëritë e amerikanëve dhe të bashkësisë ndërkombëtare për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.”
[Foto:VCG]
Wang theksoi se Kina beson që, nën drejtimin e frymës olimpike dhe me anë të përpjekjeve të shumë palëve, Kina do të mbajë sigurisht lojëra olimpike të thjeshta, të sigurta e të mrekullueshme, duke shtuar bashkimin, besimin dhe forcën e botës gjatë pandemisë. (Li Huailiang/Artan)