VCG

VCG

Për shkak të hapjes së fundmi të një dyqan të ri në Xinjiang, kompania amerikane e automjeteve “Tesla” është sulmuar vazhdimisht nga politikanët e ShBA-së.

Si një markë e njohur botërore e automjeteve elektrike, “Tesla” ka hapur më shumë se 200 dyqane përvoje dhe qendra shërbimi në Kinë. Pse hapja e dyqanit në Xinjiang shkaktoi një reagim të tillë nga politikanët amerikanë? Për shkak se veprimi i “Teslës” “shpoi” gënjeshtrën e madhe të ShBA-së lidhur me Xinjiang-un, duke i hapur një dritare tjetër botës për të parë të vërtetën rreth çështjes së Xinjiang-ut.

Së pari, hapja e një dyqani nga “Tesla” në Xinjiang dëshmon edhe një herë se i ashtuquajturi “Akt i Parandalimit të Punës së Detyrueshme të Ujgurëve” i ShBA-së është plot thashetheme dhe jashtëzakonisht absurd! Vetëm pak ditë pasi lideri amerikan e nënshkroi atë akt, “Tesla” hapi një dyqan në Xinjiang bazuar në rregullat e tregut, që nuk është gjë tjetër veçse një kundërsulm kundër manipulimit politik dhe ngacmimit ekonomik të politikanëve amerikanë.

Ditët e fundit, Tadashi Yanai, kryeekzekutivi i kompanisë japoneze të veshjeve të rastit “Fast Retailing”, theksoi në një intervistë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Japonisë është i njëjtë me atë ndaj Kinës sot. "Qasja amerikane është të detyrojë besnikërinë e korporatës. Unë dua të tregoj se nuk dëshiroj ta luaj këtë lojë."

Mjedisi i biznesit është toka për mbijetesën dhe zhvillimin e ndërmarrjeve. “Tesla” hapi një dyqan në Xinjiang, duke i mundësuar botës të shohë faktin se Xinjiang-u është i hapur, i begatë dhe në zhvillim.

Në tre tremujorët e parë të vitit 2021, PBB-ja e Xinjiang-ut u rrit me 8.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga viti 2014 deri në 2020-n, numri i përgjithshëm i punonjësve në Xinjiang u rrit nga 11.35 milionë në 13.56 milionë, një shtim prej 19.4 %. Një tokë në lulëzim a nuk është shumë tërheqëse për kompanitë shumëkombëshe!? Statistikat tregojnë se nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar, Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit regjistroi gjithsej 17 projekte me investime të huaja.

Për “Tesla”-n, Xinjiang-u është një nga rajonet më të pasura me energji në Kinë dhe burimet e tij të pasura të energjisë janë jashtëzakonisht tërheqëse. Ajo që u sjell politikanëve amerikanë edhe më shumë në panik është se hapja e një dyqani nga “Tesla” është si një pikë uji, e cila jo vetëm që pasqyron zhvillimin e lulëzuar të Xinjiang-ut, por edhe demaskon gjithashtu manipulimin e tyre të shëmtuar me politizimin e të drejtave të njeriut dhe politizimin e ekonomisë, si dhe stigmat e tjera të tyre.

Nga politizimi i të drejtave të njeriut në politizimin e ekonomisë, manipulimet e shëmtuara të politikanëve amerikanë janë hedhur poshtë vazhdimisht nga faktet. Atyre u këshillohet që të mos përpiqen të diskreditojnë Xinjiang-un, as të detyrojnë aleatët dhe ndërmarrjet e tyre të "mbajnë anë". Nëse “fanari” i "demokracisë amerikane" ndriçon ende apo jo, e gjithë bota mund ta shohë këtë qartë. (Zhan Dian/Artan)