VCG

VCG

Shërbimet e trenave të mallrave ekspres Kinë-Evropë patën rritje të shpejtë në vitin 2021 në kushtet e funksionimit të sigurt dhe të mbarë, bëri të ditur Grupi Hekurudhor Kombëtar i Kinës të martën.

Vjet numri i udhëtimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë u rrit me 22 për qind në krahasim me vitin 2020, duke arritur në 15 000, treguan të dhënat nga kompania.

Gjatë periudhës, trenat e mallrave transportuan barasvlerësin e 1.46 milionë konteinerëve standardë, 29 për qind më shumë se një vit më parë.

Bashkëpunimi midis vendeve përgjatë rrugëve hekurudhore është përforcuar, tha kompania, duke shtuar se funksionimi i qëndrueshëm i shërbimit hekurudhor ka dhënë kontribut pozitiv në stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit në mbarë botën. (Zhan Dian/Artan)