VCG

VCG

Deklarata e përbashkët e publikuar të hënën nga Kina, Franca, Rusia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara mbi armët bërthamore demonstruan vullnetin politik për të parandaluar luftën bërthamore dhe për të ruajtur paqen e stabilitetin strategjik global, u shpreh të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

"Kina shpreson se pesë vendet do të rrisin besimin e ndërsjellë, do të forcojnë bashkërendimin dhe do të luajnë një rol pozitiv në ndërtimin e një bote me paqe të qëndrueshme dhe siguri të përbashkët," theksoi Wang.

"Kina ka ndjekur gjithmonë një strategji bërthamore që është mbrojtëse, ka zbatuar politikën e mospërdorimit e para të armëve bërthamore dhe e ka ruajtur forcën e saj bërthamore në nivelin minimal të kërkuar për mbrojtjen e sigurisë kombëtare," tha Wang, duke shtuar se Kina "do të vazhdojë të kontribuojë në përpjekjet për qeverisjen bërthamore globale."(Artan)