Tre astronautët kinezë të misionit “Shenzhou-13” që ndodhen në stacionin hapësinor të Kinës, zhvilluan një videobisedë me të rinj në Pekin, Hong-Kong dhe Makao në pasditen e ditës së parë të vitit 2022.

Ekuipazhi i misionit “Shenzhou-13” Zhai Zhigang (qendër), Wang Yaping (djathtas), Ye Guangfu (majtas) në videobisedë, 1 janar 2022(CGTN)

Ekuipazhi i misionit “Shenzhou-13” Zhai Zhigang (qendër), Wang Yaping (djathtas), Ye Guangfu (majtas) në videobisedë, 1 janar 2022(CGTN)

Zhai Zhaigang, Wang Yaping dhe Ye Guangfu, astronautët e parë kinezë që kremtojnë Vitin e Ri në hapësirë, përcollën urimet e tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve nga studentët universitarë.

Tre astronautët e nisën “odisenë” e tyre në stacionin hapësinor më 16 tetor të vitit të kaluar për një mision gjashtëmujor. Në stacion ata do të kremtojnë edhe Vitin e Ri Kinez, ose Festën e Pranverës, më 1 shkurt.

Studentët në Hong Kong(VCG)

Studentët në Hong Kong(VCG)

Gjatë përgjigjes së pyetjeve, astronautët u dhanë këshilla studentëve për realizimin e ëndrrave të tyre, duke treguar mbi jetën dhe punën e tyre në stacionin hapësinor, si ruajtja e gjendjes së mirë fizike e mendore dhe trajtimi i rasteve të paparashikuara.(Zhang Yan/Artan)