Foto:VCG

Foto:VCG

Më 1 janar, presidenti kinez Xi Jinping uroi Ignazio Cassis-in për zgjedhjen si president i Konfederatës Zvicerane.

Në mesazhin e urimit, Xi Jinping-u vuri në dukje se vitet e fundit, Kina e Zvicra kanë forcuar besimin politik dhe kanë konsoliduar bashkëpunimin konkret, në frymën e “barazisë, risive e leverdisë së ndërsjellë”, duke sjellë përfitime konkrete për të dy vendet dhe popujt. Ndërkohë, gjatë luftës antipandemike, të dy vendet kanë mbështetur njëri-tjetrin, duke shfaqur fuqinë e solidaritetit, gjë që ka thelluar miqësinë mes popujve.

“I kushtoj vëmendje të larta zhvillimit të marrëdhënieve tona dhe jam i gatshëm të bëj përpjekjet së bashku me Ju për të pasuruar pandërprerë përmbajtjen e partneritetit strategjik inovativ Kinë-Zvicër dhe për t’ i ngjitur në një nivel të ri këto marrëdhënie,” u shpreh presidenti Xi Jinping.(Zhang Yan/Artan)