Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të premten presidentes greke Katerina Sakellaropulu një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit grek Karolos Papulias.

Duke shprehur ngushëllime të thella në emër të qeverisë kineze dhe popullit kinez, Xi tha se Papuliasi ishte një politikan dhe udhëheqës i jashtëzakonshëm i Greqisë, si edhe një mik i vjetër i popullit kinez.

Papuliasi u angazhua për një kohë të gjatë në thellimin e miqësisë Kinë-Greqi, nxiti në mënyrë aktive bashkëpunimin konkret dypalësh në fusha të ndryshme dhe mbështeti fuqishëm Pekinin në organizimin e Lojërave Olimpike Verore 2008 dhe të Lojërave Olimpike Dimërore 2022, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e partneritet të gjithanshëm strategjik kino-grek, theksoi kreu i shtetit i Kinës.

Xi shtoi më tej se ai i kushton një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Greqi dhe është i gatshëm të punojë me znj. Sakellaropulu për të thelluar miqësinë tradicionale midis dy vendeve dhe për të nxitur arritje të reja në bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, në dobi të dy vendeve dhe popujve të tyre.(Artan)