Foto:vcg

Foto:VCG

Tregu i logjistikës në Kinë vazhdoi të zgjerohet në periudhën janar-nëntor të këtij viti, pavarësisht rilindjes sporadike të rasteve të Covid 19, treguan të martën të dhënat nga Federata kineze e Logjistikës dhe Blerjeve.

Vlera totale e mallrave në sektorin e logjistikës ishte 288.8 trilionë juanë (45.34 trilionë dollarë amerikanë) në periudhën 11-mujore, duke u rritur 9.7 për qind nga viti në vit, citon “Xinhua”.

Kërkesa logjistike për importe ka ardhur duke u përmirësuar. Megjithëse logjistika e importit u tkurr me 0.2 për qind nga viti në vit në 11 muajt e fundit, ajo u rikuperua në nëntor me një rritje prej 8.9 për qind nga viti në vit.

Për sa i përket mallrave, importet e qymyrit u rritën ndjeshëm, ndërsa importet e mineralit të hekurit, naftës bruto, sojës dhe mallrave të tjera mbetën të dobëta.

Të ardhurat totale të sektorit të logjistikës arritën në 10.8 trilionë juanë në 11 muajt e fundit, 15 për qind më shumë nga viti në vit me rritje mesatare dyvjeçare prej 8.2 për qind, sipas federatës. (Elona)