VCG

VCG

Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore regjistroi një tregti të jashtme rreth 261.8 miliardë juanë (afro 41 miliardë dollarë amerikanë) me vendet e Bashkimit Evropian në 11 muajt e parë të këtij viti, një rritje prej 30 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur dogana vendore të hënën.

Sipas Doganës së Urumqit, eksportet e Xinjiang-ut në BE arritën në 197.9 miliardë juanë në periudhën janar-nëntor, 27.7 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vjetshme, ndërsa importet u rritën me 37.6 për qind, duke arritur në 63.9 miliardë juanë.

Në 11 muajt e parë, gjithsej 11 156 udhëtime të trenave të mallrave Kinë-Evropë u regjistruan nga portet tokësore të Xinjiang-ut, me një rritje prej 26.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme. Vëllimi i përgjithshëm i mallrave arriti në 1.1 milion tonë, 30.2 për qind më shumë se 11-mujori i pari i vjetshëm. Rritje të ndjeshme të tregtisë ka pasur me Gjermaninë, Poloninë, Holandën, Francën dhe Hungarinë.

Gjatë kësaj periudhe, Xinjiang-u eksportoi 158 miliardë juanë produkte mekanike dhe elektrike në BE, 32.9 për qind më shumë se në 11 muajt e pare të vjetshëm, duke zënë 79.9 për qind të vëllimit të përgjithshëm të eksporteve. Po ashtu, portet tokësore të Xinjiang-ut patën një rritje prej 29.2 për qind në importin e produkteve mekanike dhe elektrike nga BE-ja, duke zënë 65.5 për qind të vëllimit të përgjithshëm të importeve.