VCG

VCG

Një raport i publikuar të hënën thekson se Shtetet e Bashkuara i kanë politizuar të drejtat e njeriut për të ruajtur interesat e tyre politike dhe hegjemoninë globale.

Raporti i publikuar nga Shoqata për Studimet e të Drejtave të Njeriut e Kinës, vëren se sjelljet e Shteteve të Bashkuara kanë gërryer rëndë themelin që qëndron në bazë të qeverisjes globale të të drejtave të njeriut, kanë kërcënuar rëndë zhvillimin ndërkombëtar të kauzës së të drejtave të njeriut dhe kanë sjellë pasoja shkatërrimtare.

Mjetet që ka përdorur ShBA-ja, përfshijnë ndjekjen e standardeve përzgjedhëse të dyfishta dhe shtrëngimin e njëanshëm, thuhet në dokument.

Raporti shqyrton procesin historik të politizimit të të drejtave të njeriut nga ShBA-ja, si dhe arsyet e rrënjosura thellë dhe shfaqjet e tij.

Trajektorja historike e qëndrimit të Amerikës ndaj të drejtave të njeriut tregon se ajo i ka parë gjithmonë të drejtat e njeriut si një mjet për luftën politike, si kur e shpërfilli dhe e hodhi poshtë këtë çështje në fazën e hershme, ashtu edhe kur i përdori të drejtat e njeriut më vonë.

"Qëndrimi i ShBA-së varet nga ajo se sa mund t'i shërbejnë të drejtat e njeriut strategjisë së saj politike," thuhet në raport.

Pasojat katastrofike të politizimit të të drejtave të njeriut nga ShBA-ja i kanë bërë njerëzit të kuptojnë gjithnjë e më thellë se mospolitizimi i të drejtave të njeriut është themeli dhe parakushti për një qeverisje të suksesshme globale të të drejtave të njeriut dhe se parandalimi e ndalimi i politizimit të të drejtave të njeriut është një garanci e rëndësishme për promovimin e zhvillimit të shëndetshëm të kauzës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, vihet në dukje në raport.