VCG

VCG

Fitimet e firmave të mëdha industriale të Kinës vazhduan rritjen e shpejtë në 11 muajt e parë të vitit 2021, sinjali më i fundit i ecurisë së mirë të ekonomisë kineze, me gjithë pandeminë.

Fitimet e firmave industriale me të ardhura vjetore të paktën 20 milionë juanë (rreth 3.14 milionë dollarë amerikanë) patën rritje 38 për qind në janar-nëntor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 7.98 trilionë juanë, bëri të ditur Zyra Kombëtare e Statistikave në një deklaratë të hënën.

Rritja mesatare e fitimeve industriale në periudhën janar-nëntor për vitet 2020 dhe 2021 është 18.9 për qind.

VCG

VCG

Vetëm në nëntor, kompanitë e mëdha industriale arritën 805.96 miliardë juanë fitime, 9 për qind më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas deklaratës.

Fitimet industriale të regjistruara gjatë pjesës më të madhe të vitit dhanë dëshmi të mëtejshme se ekonomia kineze ka ruajtur qëndrueshmërinë, pavarësisht sfidave të brendshme e të jashtme.(Artan)