foto:VCG

foto:VCG

Prurjet nga arkëtimet nga kinemaja në Kinë për vitin 2021 i kaluan 46 miliardë juanë (rreth 7.22 miliardë dollarë), duke u rikonfirmuar në krye të tregut global në këtë sektor, përcjell “Xinhua”.

Edhe këtë vit, Kina ruan pozicionin si tregu më i madh i box office në botë për të dytin vit radhazi.

Sipas kompanisë “Maoyan”, 8 nga 10 kampionët e arkëtimeve janë prodhime vendase. Në krye të klasifikimit qëndron “The Battle at Lake Changjin”, me rreth 5.77 miliardë juanë që nga 30 shtatori. Epopeja e luftës është aktualisht titulli me fitimet më të larta të të gjitha kohërave në arkëtimet kineze, dhe gjithashtu ai që ka fituar më shumë këtë vit në nivel global.

Në vendin e dytë dhe të tretë në listë janë komeditë e prodhimit kombëtar "Hi, Mom" dhe "Detective Chinatown 3", të dyja të publikuara gjatë festave të Vitit të Ri Hënor Kinez, me përkatësisht 5.41 miliardë juanë dhe 4.52 miliardë juanë. Dy filmat e huaj të vetëm në Top 10 janë prodhimet amerikane “F9: The Fast Saga” dhe “Godzilla vs. Kong”, respektivisht në vendin e pestë dhe të tetë, me 1.39 miliardë juanë dhe 1.23 miliardë juanë. (Irma)