foto:VCG

foto:VCG

Autoritetet kineze kanë nxjerrë një udhëzues për të forcuar parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve profesionale. Udhëzuesi, i lëshuar së bashku nga 17 institucione, duke përfshirë Komisionin Kombëtar të Shëndetit, Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, Administratën Kombëtare të Sigurisë Shëndetësore dhe Federatën Gjithëkineze të Sindikatave, përcakton objektivat dhe skicat për të përmirësuar parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve profesionale në Kinë për periudhën 2021-2025, citon “Xinhua”.

Sipas udhëzimit, punonjësit në industri me rrezik të lartë të sëmundjeve profesionale mund të marrin mbulim nën sigurimin e lëndimeve të lidhura me punën dhe familjet e kualifikuara të pacientëve me sëmundje profesionale mund të marrin pagesa minimale të jetesës.

Në udhëzues parashikohen përmirësime të rëndësishme në kushtet e vendit të punës, në rregullimin e menaxhimit të punësimit dhe orarit të punës dhe të përmirësohet kontrolli mbi sëmundjet kryesore profesionale deri në vitin 2025. Në udhëzues kërkohet dënim më i ashpër për shkeljet e rregulloreve dhe ligjeve përkatëse në lidhje me parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve profesionale, si dhe trajtim dhe mbrojtje më të mirë të pacientëve me sëmundje profesionale. (Irma)