foto:VCG

foto:VCG

Kina lëshoi në hapësirë një raketë Long March-7A, për të dërguar dy satelitë të rinj, Shiyan-12 01 dhe Shiyan-12 02, në orbitën e tyre të paracaktuar, nga zona e lançimit Wenchang në provincën jugore të Hainan, raporton “Xinhua”.

Zhvilluar nga “China Aerospace Science and Technology Corporation”, të dy satelitët do të kryejnë hetime të mjedisit hapësinor dhe teste të tjera teknologjike.

Vektori i lëshimit, një version i modifikuar i Long March-7, përfaqëson gjeneratën e re të raketave kineze me madhësi mesatare në orbitën e lartë.

Me tre stade dhe një gjatësi totale prej 60.7 metrash, Long March-7A është raketa më e gjatë në shërbim në Kinë. Me katër përforcues shtesë me diametër 2,25 metra, raketa me lëndë djegëse të lëngshme mund të dërgojë një ngarkesë prej 7 tonësh në orbitën e transferimit gjeosinkron, afërsisht 36,000 km mbi ekuatorin e Tokës.

Misioni shënoi fluturimin e 402-të të raketave transportuese Long March. (Irma)