foto: VCG

foto: VCG

Këshilli Kombëtar i Tekstileve dhe Veshjeve i Kinës (CNTAC) dënoi miratimin e “Aktit të parandalimit të punës së detyrueshme të ujgurëve” në SHBA.

Në një deklaratë të publikuar nga CNTAC bashkë me 12 nënshoqata thuhet që ky akt nga ShBA-ja dëmton në mënyrë serioze dhe brutale interesat e përgjithshme të Kinës dhe ka shkaktuar zemërim të madh te shoqëria kineze, industria e tekstileve dhe konsumatorët në Kinë.

Sipas deklaratës, lëvizja e njëanshme e ShBA-së për bllokimin e mallrave të prodhuara në Xinjiang në zinxhirin global të furnizimit është një sjellje hegjemoniste dhe ka krijuar një precedent të rrezikshëm në fushën e rregullave ndërkombëtare ekonomike e tregtare.

Në këtë deklaratë, CNTAC ritheksoi që nuk ka "punë të detyrueshme" në Rajonin Autonom të Xinjiang-ut dhe pambuku nga Xinjiang-u luan një rol të rëndësishëm në zinxhirin global të furnizimit, duke përbërë gati 20 % të prodhimit global të pambukut sivjet, me vëllim prodhimi 5.129 milion tonë.

“I bëjmë thirrje ShBA-së të përballet me qëndrimin solemn të qeverisë kineze, industrisë dhe konsumatorëve në Kinë dhe të ndreqë metodat e gabuara legjislative dhe administrative sa më shpejt,” thuhet në këtë deklaratë.

Të shtunën, edhe Shoqata e Pambukut e Kinës deklaroi kundërshtimin ndaj aktit të ShBA-së mbi Xinjiang-un.