Zëdhënësi i MPJ-së kineze Zhao Lijian tha të premten se Kina mirëpret fjalët miqësore nga presidenti rus Vladimir Putin mbi marrëdhëniet Kinë-Rusi, duke theksuar që bashkëpunimi dypalësh nuk ka kufi.

Të enjten, Putini zhvilloi konferencën vjetore për shtypin, ku ai vlerësoi lart marrëdhëniet mes Kinës e Rusisë dhe marrëdhëniet e mira personale me kryetarin e shtetit të Kinës Xi Jinping.

Zhao theksoi që, qysh nga viti 2013, dy liderët shtetërorë gjithmonë kanë dhënë përkrahje për njëri-tjetrin dhe për konsolidimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.

Falë shkëmbimeve të nivelit të lartë, marrëdhëniet Kinë-Rusi janë bërë një model për vendet e mëdha me nivelin më të lartë të besimit reciprok, koordinim dhe vlera strategjike.