Deputete në sesionet vjetore politike,8 mars,2021, Pekin(Xinhua)

Deputete në sesionet vjetore politike,8 mars,2021, Pekin(Xinhua)

Jetëgjatësia mesatare e grave kineze arriti në 80.88 vjeç në vitin 2020, nga 77.37 vjeç në vitin 2010, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave të martën.

Statusi shoqëror i grave kineze është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit dhe ndjenja e tyre e përmbushjes, lumturisë dhe sigurisë është forcuar ndjeshëm, vihet në dukje në një raport të kësaj Zyre mbi rezultatet e monitorimit të Skicës për Zhvillimin e Grave Kineze (2011-2020).

Hendeku gjinor në arsimin e detyrueshëm është eliminuar, me një shkallë neto të regjistrimit të vajzave të moshës së shkollës fillore mbi 99.9 për qind për gjashtë vjet radhazi që nga viti 2015, e njëjtë me atë të djemve.

Deputete në sesionet vjetore politike,8 mars,2021, Pekin(Xinhua)

Deputete në sesionet vjetore politike,8 mars,2021, Pekin(Xinhua)


Deputete në sesionet vjetore politike,8 mars,2021, Pekin(Xinhua)

Deputete në sesionet vjetore politike,8 mars,2021, Pekin(Xinhua)

Me përmirësimin e politikave për punësimin dhe fillimin e bizneseve gjatë dekadës së fundit, rrugët e punësimit për gratë janë zgjeruar dhe numri i grave në fuqinë punëtore ka shënuar një rritje të vazhdueshme.

Vitin e kaluar kishte 67.79 milionë punonjëse femra në njësitë e punës në qytete, 39.5 për qind më shumë se në vitin 2010. Sipas raportit, tani gratë përbëjnë 43.5 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në Kinë.

Megjithëse është bërë përparim historik në nxitjen e barazisë gjinore dhe zhvillimit të gjithanshëm të grave gjatë kësaj dekade, raporti vë në dukje se mbrojtja e të drejtave dhe interesave të grave në disa fusha ende duhet të forcohet.(Artan)