Ligjvënës të sapozgjedhur,Hong Kong(VCG)

Ligjvënës të sapozgjedhur,Hong Kong(VCG)

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Të hënën u kurorëzuan me sukses zgjedhjet për Këshillin e 7-të Legjislativ të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut. Në të njëjtën kohë, qeveria kineze publikoi librin e bardhë "Zhvillimi i demokracisë në Hong-Kong sipas parimit 'Një vend, dy sisteme'", ku shtjellohet procesi demokratik në Hong-Kong nga lindja deri në përsosje dhe përkrahja e qeverisë qendrore ndaj Hong-Kongut gjatë këtij procesi. "Kush është ndërtuese dhe kush sabotuese e demokracisë së Hong-Kongut, në librin e bardhë kjo tregohet shumë qartë", komenton Grupi Mediatik i Kinës.

Gjatë sundimit kolonial mbi një shekull e gjysmë në Hong-Kong, Britania e Madhe ndaloi reformimin demokratik, dhe qytetarët e Hong-Kongut nuk kishin asnjë të drejtë demokratike. Vetëm pas rikthimit të Hong-Kongut në atdhe në vitin 1997, banorët vendorë filluan të kishin të drejtën të vendosnin për jetën e tyre, duke e qeverisur këtë rajon në mënyrë autonome sipas parimit "Një vend, dy sisteme".

Llogaritje e votave, Hong Kong(VCG)

Llogaritje e votave, Hong Kong(VCG)

Sipas librit të bardhë, thelbi i problemeve kryesore që ndodhën gjatë zhvillimit demokratik në Hong-Kong nuk ka të bëjë me nivelin e demokracisë, por me luftën midis forcave pro dhe kundër parimit "Një vend, dy sisteme", pro dhe kundër separatizmit, pro dhe kundër përmbysjes së pushtetit dhe pro e kundër ndërhyrjes së jashtme. Forcat armiqësore vendore dhe të jashtme kundër qeverisë qendrore të Kinës janë ato që pengojnë zhvillimin demokratik të Hong-Kongut.

Votues hongkongas(VCG)

Votues hongkongas(VCG)

"Votimi me pjesëmarrjen e mbi 1.3 milionë banorëve dhe zgjedhja e 90 ligjvënësve kanë treguar përfaqësueshmërinë e gjerë, shkallën e përfshirjes politike dhe konkurrimin e barabartë. Shumë votues u shprehën se anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Legjislativ janë kompetentë e patriotë, të cilët do të fokusohen te zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies pubilke, duke u dhënë fund lobimeve të kota afatgjata politike. Ata që vijnë nga qarqet e ndryshme do të mbrojnë si duhet interesat e përgjithshme të shoqërisë dhe të shtresave të ndryshme të shoqërisë hongkongase", përfundon komenti i CMG-së.(Zhang Yan/Artan)