Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u bëri thirrje të hënën Shteteve të Bashkuara të punojnë me Kinën për të gjetur rrugën e bashkëjetesës paqësore midis dy vendeve.

Kryediplomati kinez Wang Yi në simpozium mbi situatën ndërkombëtare dhe diplomacinë e Kinës,Pekin(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Kryediplomati kinez Wang Yi në simpozium mbi situatën ndërkombëtare dhe diplomacinë e Kinës,Pekin(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Duke folur në ceremoninë e hapjes së një simpoziumi mbi situatën ndërkombëtare dhe diplomacinë e Kinës në vitin 2021, Wang tha se pengesat dhe konfrontimet gjatë vitit të kaluar tregojnë edhe një herë se shkaku themelor i vështirësive serioze dhe sfidave të shumta në marrëdhëniet kino-amerikane qëndron në gjykimin e gabuar strategjik të bërë nga pala amerikane për Kinën dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Ai vuri në dukje se disa njerëz në Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshëm të pranojnë se edhe vendet e tjera kanë të drejtën e zhvillimit, që Kina po forcohet e po përparon dhe që Kina e Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë përfitime të ndërsjella, por përpiqen të krijojnë një kamp për të frenuar dhe shtypur Kinën.

Kryediplomati kinez Wang Yi në simpozium mbi situatën ndërkombëtare dhe diplomacinë e Kinës,Pekin(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Kryediplomati kinez Wang Yi në simpozium mbi situatën ndërkombëtare dhe diplomacinë e Kinës,Pekin(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Simpozium mbi situatën ndërkombëtare dhe diplomacinë e Kinës,Pekin(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Simpozium mbi situatën ndërkombëtare dhe diplomacinë e Kinës,Pekin(Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

“Fjalët dhe veprimet e gabuara të palës amerikane jo vetëm që dëmtojnë seriozisht interesat e dy popujve, por gjithashtu ndikojnë seriozisht në paqen dhe qëndrueshmërinë botërore. Pozicioni i Kinës është i vendosur dhe i qartë. Dialogu mund të mbahet, por duhet të jetë i barabartë; bashkëpunimi është i mirëpritur, por duhet të jetë me dobi të ndërsjellë; konkurrenca është e mirë, por duhet të jetë e shëndetshme. Ne nuk kemi frikë nga përballja dhe do të luftojmë deri në fund”, tha Wang.

Duke vënë në dukje se të dyja mund të përfitojnë nga bashkëpunimi dhe të humbasin nga konfrontimi, Wang tha se ky është mësimi më i rëndësishëm i nxjerrë nga shkëmbimet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për më shumë se gjysmë shekulli dhe historia me siguri do të vazhdojë ta provojë këtë fakt.(Artan)