Foto:MPJ

Foto:MPJ

Kina do t'i përmbahet luftimit të pandemisë globale me solidaritet dhe do të vazhdojë bashkëpunimin në studimin e prodhimin e barnave, tha të hënën këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.

Ai i bëri këto komente në një simpozium të hënën në Pekin mbi situatën ndërkombëtare dhe diplomacinë e Kinës në vitin 2021.

Tajvani përfundimisht do të ribashkohet me pjesën kontinentale dhe nuk duhet të përdoret si peng nga të tjerët, tha Wang në fjalimin e tij.

Foto:MPJ

Foto:MPJ

Ai shtoi se thelbi i raundit të fundit të tensioneve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës është përpjekja e autoriteteve të Tajvanit për të kërkuar pavarësinë me mbështetjen e ShBA-së dhe përpjekjet e ShBA-së dhe vendeve të tjera për të frenuar Kinën përmes çështjes së Tajvanit.

"Parimi i ‘Një Kine’ u përball me rrezikun e humbjes së kuptimit," theksoi Wang, duke shtuar se Kina ka dërguar paralajmërime të rrepta dhe ka ndërmarrë kundërmasa të forta ndaj këtyre lëvizjeve.(Çang Çuo)