foto nga XINHUA

foto nga XINHUA

Qendrat e votimit për zgjedhjet e Këshillit Legjislativ u hapën të dielën më 8:30 të mëngjesit sipas orës vendore në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) të Kinës. Këto janë zgjedhjet e para për Këshillin Legjislativ që nga përmirësimi i sistemit zgjedhor të Hong-Kongut.

Më shumë se 600 qendra votimi janë hapur në gjithë Hong Kongun për rreth 4.5 milionë zgjedhës të regjistruar për të votuar.

Numri i anëtarëve të legjislaturës së shtatë të Këshillit Legjislativ të HKSAR-it do të rritet nga 70 në 90, dhe ata do të zgjidhen përkatësisht nga zona zgjedhore e Komisionit Zgjedhor (40 mandate), zona zgjedhore funksionale (30 mandate) dhe zona zgjedhore gjeografike (20 mandate).

Votimi do të përfundojë në 22:30 të së dielës sipas orës vendore. (Fang Xiaoyu/Artan)