foto nga XINHUA

foto nga XINHUA

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u shpreh se ndërtimi i përbashkët i “Një brez, një rrugë” ka arritur rezultate konkrete që kur kjo nismë u paraqit tetë vjet më parë.

Ai i tha këto gjatë fjalimit në mbledhjen e Komitetit Këshillimor të Forumit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë” për vitin 2021, përmes lidhjes me video të premten.

Wang Yi theksoi se Kina është e gatshme të punojë me të gjithë partnerët për të kryer bashkëpunim me cilësi të lartë dhe do të përpiqet për vizionin e zhvillimit të përbashkët global. (Fang Xiaoyu/Artan)