foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi të premten përpjekjet për të përshpejtuar zhvillimin e një tregu të njësuar kombëtar.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, e tha këtë ndërsa drejtonte mbledhjen e 23-të të Komitetit Qendror për Thellimin e Reformës së Gjithanshme.

Ai theksoi rëndësinë e balancimit të marrëdhënieve midis qeverisë e tregut gjatë zhvillimit të një ekonomie tregu socialiste, duke e lënë tregun të luajë rolin vendimtar në shpërndarjen e burimeve e duke bërë të mundur që qeveria të kryejë më mirë funksionet e saj.

Presidenti kinez kërkoi të përshpejtohet reforma e tregut, duke thënë se për të ndërtuar një model të ri zhvillimi, Kina duhet të përshpejtojë krijimin e një tregu të brendshëm të rregulluar në mënyrë efikase, të hapur dhe të njësuar me konkurrencë të ndershme.

Ai bëri thirrje gjithashtu për ndërtimin e një sistemi tregu dhe rregullore të njësuara për të nxitur fluksin e rregullt dhe të lirë të faktorëve ekonomikë.

Presidenti Xi theksoi rëndësinë e rritjes së efikasitetit të mbikëqyrjes së qeverisë.

Ai u zotua gjithashtu se do të mbrohen të drejtat dhe interesat e ligjshme të ndërmarrjeve dhe siguria e jetës dhe e pronës së njerëzve në përputhje me ligjin.

Duhet të vijojmë të kultivojmë personel të nivelit të lartë dhe të ndërtojmë universitete të klasit botëror, shtoi Xi.

Ai tha se “etika e shkencës dhe teknologjisë është kodi i vlerave që duhet t'i përmbahemi”, ndërsa bëri thirrje për sigurimin e përdorimit të shkencës dhe teknologjisë për të mirën më të madhe. (Fang Xiaoyu/Artan)