Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së miratoi të enjten të ashtuquajturin “Projektligj për parandalimin e punës së detyruar të ujgurëve”. Ky projektligj ndalon importimin e produkteve të Xinjiang-ut në tregun amerikan me pretekstin e “punës së detyruar”. Disa politikanë amerikanë merren me manipulime politike dhe ngacmime ekonomike nën flamurin e të drejtave të njeriut, duke ekspozuar plotësisht hipokrizinë e tyre dhe synimet e liga për të frenuar zhvillimin e Xinjiang-ut dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës. Megjithatë, gënjeshtrat që ata kanë sajuar në lidhje me Xinjiang-un nuk mund ta mashtrojnë botën dhe përpjekjet për ta “përdorur Xinjiang-un për të kontrolluar Kinën” janë të kota, vëren CMG-ja në një koment.

A ka “punë të detyruar” në Xinjiang? Banorët vendorë janë ata që mund ta thonë më mirë këtë. Në një konferëncë shtypi të mbajtur kohët e fundit, shumë njerëz nga Xinjiang-u kanë treguar histori rreth krijimit të një jete të lumtur përmes punës.

Mund të shihet se, si punësimi në vendlindje, ashtu edhe dalja jashtë vendlindjes për punë, janë mënyra që njerëzit në Xinjiang të kenë një jetë të lumtur. Kjo është e zakonshme në vendet e botës, por politikanët amerikanë e kanë kthyer këtë në një “baltë” që duan ta hedhin mbi Kinën. Në përgjigje, një kuadër vendor në Xinjiang pyeti: “A duhet të ‘detyrohen’ të rinjtë për të kërkuar një jetë më të mirë?

Ditët e fundit, një lajm ka zbuluar të vërtetën e thashethemeve të palës amerikane. Instituti Australian për Politikat Strategjike, i cili fokusohet në sajimin e gënjeshtrave lidhur me Xinjiang-un, publikoi raportin vjetor të tij, duke zbuluar se burimi i tij më i madh i financimit jashtë Australisë është Departamenti amerikan i Shtetit. Kjo vërteton plotësisht se gënjeshtrat e lidhura me Xinjiang-un të sajuara nga këtë institucion, janë të gjitha produkte të “marrjes së parave për të bërë gjëra”, pas asnjë besueshmëri.

E ashtuquajtura “punë e detyruar” është një gënjeshtër e madhe dhe është goditur vazhdimisht nga faktet. Atëherë, pse disa njerëz në ShBA vazhdojnë të luajnë me “kartën e Xinjiang-ut”? Media australiane “Australian Alert Service” arriti në një raport në këtë përfundim: “Qëllimi i ShBA-së është për të ndezur konfliktet etnike dhe fetare, për të nxitur separatizmin e terrorizmin dhe për të minuar ‘armikun imagjinar’ të tyre, Kinën.”

Faktet janë shkatërrueset më të mira të thashethemeve. Gazetari amerikan Einar Tangen u shpreh pasi vizitoi një vend që përdorej si qendër trajnimi: “Edhe një i moshuar si unë mund të ngjitet mbi gardh. Nuk ka tela me gjemba.” Një tjetër vizitor nga ShBA-ja, Shaun Rein, tha: “Qeveria kineze po ofron arsim profesional, trajnim gjuhësor dhe mundësi punësimi për të përmirësuar jetën e ujgurëve. Unë mendoj se vendet e tjera të botës duhet ta konsiderojnë qeverisjen e Kinës në Xinjiang si një model.”

Asnjë gënjeshtër ose manipulim politik nuk mund të fshijë arritjet e zhvillimit të Xinjiang-ut dhe nuk mund të ndalojë ritmin e lulëzimit dhe përparimit të Xinjiang-ut. Disa politikanë duhet të merren me problemet e veta mbi të drejtat e njeriut. “Të drejtat e rreme të njeriut dhe hegjemonia e vërtetë” do të diskreditojnë veten dhe do të mposhten përfundimisht, mbyllet komenti i CMG-së. (Fang Xiaoyu/Artan)