Foto: VCG

Foto: VCG

Kina është në gjendje të kontrollojë shpërthimet e tanishme lokale në rreth katër javë sipas politikës së saj "zero-COVID dinamike", tha të premten Zhang Wenhong, një specialist i njohur i sëmundjeve infektive me bazë në Shangai.

Politika "zero-COVID dinamike" është udhëzuesi i përgjithshëm i Kinës për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë së COVID-19, që përfshin një sërë masash për të zhdukur me shpejtësi shpërthimet e reja kur shfaqen.

Kjo politikë përfshin zbulimin në mënyrë proaktive të burimit të infeksionit, si rastet simptomatike dhe asimptomatike, marrjen e masave të shpejta si kontrolli masiv, gjurmimin dhe karantinimin e kontakteve të ngushta, për të ndaluar përhapjen e virusit, dhe dhënien e trajtimit të menjëhershëm mjekësor për pacientët, për të mos lejuar që ata të sëmuren rëndë ose të vdesin. Vlen të përmendet se "zero-COVID dinamike" nuk do të thotë "zero infeksione", pasi është e pamundur të sigurohet që vendi më i populluar në botë të mos ketë asnjë rast.

Kostoja e masave të tilla agresive mund të jetë mjaft e ulët në krahasim me shpenzimet për të mbajtur një situatë jashtë kontrollit, kur nuk ndërmerren veprime në fazën paraprake të një shpërthimi.(Çang Çuo)