Foto:Universiteti i Lanzhou-t

Foto:Universiteti i Lanzhou-t

Që nga viti 2017, ShBA-ja dhe disa aleatë të saj shfrytëzojnë të ashtuquajturin “problem të të drejtave të njeriut në Xinjiang”, duke bërë akuza pa bazë faktike për “kampe përqendrimi”, “punë të detyruar”, “sterilizim”, “gjenocid” etj., për të arritur synimin e frenimit dhe sabotimit të zhvillimit të Kinës. Lidhur me këtë, Instituti i Studimeve të Azisë Qendrore pranë Universitetit të Lanzhou-t publikoi një raport, ku analizohet gjithë procesi e spekulimeve dhe metodat që ka përdorur ShBA-ja mbi këtë çështje. Sipas raportit me titull “Konspiracionet dhe qasjet e politikës së krizës në strategjinë e ShBA-së të ‘përmbajtjes së Kinës nëpërmjet dëmtimit të Xinjiang-ut’, strategjia e ShBA-së për krijimin e krizës politike rreth Xinjiang-ut është një pjesë e rëndësishme përbërëse e strategjisë së saj të frenimit të Kinës. “Nëpërmjet spekulimeve, ShBA-ja imponon ndërhyrje të gjithanshme ndaj Kinës, duke krijuar kriza të ligjshmërisë së qeverisjes, të ekonomisë dhe të sovranitetit në Xinjiang”, vihet në dukje në raport.

Sipas dokumentit, interpretimet dhe kritikat tashmë të mohuara dhe të stigmatizuara të ShBA-së vijnë si nga idetë e saj të ngurtësuara e metafizike mbi të drejtat e njeriut dhe arrogancës së saj, ashtu edhe nga disa komplote, objektivi kryesor i të cilave është sajimi i krizës së ligjshmërisë së qeverisjes së qeverisë kineze në Xinjiang në emër të të drejtave të njeriut. Duke provokuar kundërshtinë midis çështjeve të lidhura me të drejtat e njeriut të ujgurëve dhe qëllimit të përgjithshëm të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Xinjiang, ShBA nuk pranon të njohë ligjshmërisë e vlerës së punës së qeverisë kineze në Xinjiang.

Banorë ujgurë në Xinjiang(VCG)

Banorë ujgurë në Xinjiang(VCG)

Strategjia e ShBA-së për politikën e krizës lidhur me Xinjiang-un, thuhet në raport, është menduar me një ambicie të madhe strategjike dhe pasohet me kërcënime gjithnjë e më të mëdha dhe me synime për dëme afatgjata ndaj Kinës. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ShBA-ja ka përmbysur regjime dhe ka prishur rende shoqërore në Libi, Irak dhe Siri në emër të përgjegjësisë së mbrojtjes. Këto veprime shkaktuan kriza të rënda humanitare, madje edhe gjenocid në shtetet e përmendura më lart. Veprimet e SHBA-së në vetvete janë mëkate kundër njerëzimit. Megjithatë, ShBA-ja nuk është akuzuar nga asnjë aktor tjetër në sistemin ndërkombëtar për sjelljet e veta hegjemoniste.


Shkarkoni këtu raportin e plotë në gjuhën angleze:

http://icas.lzu.edu.cn/FHup/files/202112/12-15_085853-27.pdf