Foto:VCG

Foto:VCG

Të mërkurën u zhvillua takimi virtual mes presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Xi Jinping-u vuri në dukje: “Është një kënaqësi e madhe që mbaj takimin e dytë virtual sivjet me ju në fund të vitit. Ky është gjithashtu takimi ynë i 37-të që nga viti 2013. Ju i keni vlerësuar marrëdhëniet kino-ruse në shumë raste si ‘një model bashkëpunimi midis vendeve në shekullin e 21-të’, keni mbështetur me vendosmëri Kinën në mbrojtjen e interesave të saj thelbësore dhe keni kundërshtuar përpjekjet për ta ndarë Kinën nga Rusia. Unë i vlerësoj shumë këto dhe jam i gatshëm për të përmbledhur së bashku me ju në mënyrë gjithëpërfshirëse arritjet e reja në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe këtë vit, për të bërë plane të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe cilësor të marrëdhënieve dypalëshe”.

Xi Jinping-u theksoi më tej se tani, me ndërthurjen e efekteve të ndryshimeve gjatë një shekulli në botë dhe të epidemisë së shekullit, bota ka hyrë në një periudhë ndryshimesh të trazuara. Marrëdhëniet kino-ruse u kanë qëndruar sprovave të stuhive të ndryshme dhe kanë treguar gjallëri të ri. “Zoti President dhe unë kemi mbajtur komunikimin dhe kemi bërë koordinim për çështjet kryesore në mënyra të ndryshme dhe kemi drejtuar bashkërisht marrëdhëniet kino-ruse. Të dy palët njoftuan zyrtarisht vazhdimin e ‘Traktatit të fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit kino-rus’ dhe i dhanë atij konotacionet e reja të epokës, duke dhënë mbështetje në çështjet që përfshijnë interesat thelbësore të njëri-tjetrit dhe duke ruajtur dinjitetin dhe interesat e përbashkët të të dy vendeve,” vuri në dukje ai.

Xi Jinping-u theksoi më tej se bashkëpunimi i gjithanshëm konkret Kinë-Rusi ka treguar epërsi të mëdha politike dhe epërsi mundësish. Vëllimi i tregtisë dypalëshe e tejkaloi vlerën prej 100 miliardë dollarësh për herë të parë në tre tremujorët e parë të këtij viti dhe pritet të arrijë nivele të reja gjatë gjithë vitit. Viti i Inovacionit Shkencor dhe Teknologjik Kinë-Rusi u përmbyll me sukses, dhe një sërë projektesh të mëdha strategjike u zbatuan me sukses. Zhvillimi i përbashkët i nismës "Një brez, një rrugë" dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik ka ecur mbarë. Të dy vendet demonstruan në mënyrë aktive përgjegjësinë e tyre si fuqi të mëdha, bashkuan komunitetin ndërkombëtar kundër epidemisë, shpjeguan konotacionet e sakta të demokracisë e të të drejtave të njeriut dhe u bënë shtyllat kryesore të praktikimit të multilateralizmit të vërtetë dhe të mbrojtjes së drejtësisë ndërkombëtare.

“Pas një muaji do të vizitoni Kinën dhe do të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Po pres ‘takimin tonë të Lojërave Olimpike Dimërore’ dhe jam i gatshëm që me ju ‘të përballemi së bashku me të ardhmen’ për të hapur së bashku fazën e re të marrëdhënieve kino-ruse në periudhën pas epidemisë,” i tha Xi homologut rus.

Nga ana e tij, Putini u shpreh se marrëdhëniet ruso-kineze gjenden tani në periudhën më të mirë të tyre në histori.

Marrëdhëniet e tyre mishërojnë një shkallë të lartë të besimit të ndërsjellë strategjik dhe kanë vendosur një shembull përfitimesh të ndërsjella bazuar në mosndërhyrjen në punët e brendshme të njëri-tjetrit dhe respektin e ndërsjellë për interesat e njëri-tjetrit, vuri në dukje Putini. (Çang Çuo)