Më 10 dhjetor, "Samiti për Demokracinë" i organizuar nga pala amerikane përfundoi në një mënyrë të zymtë. Ky samit është një farsë politike amerikane që pengon demokracinë, nxit ndarjen e konfrontimin dhe ruan hegjemoninë amerikane nën pretekstin e demokracisë. Dështimi i këtij samiti ishte i destinuar.

Luo Guancong është një kriminel i dyshuar i arratisur nga Hong-Kongu, që mbajti fjalim për të diskredituar Hong-Kongun. Tang Feng, përfaqësuesi i autoriteteve të Tajvanit, që drejton njerëzit për të nxitur dhunën, për të krijuar ndarje dhe për të ndërhyrë në zgjedhje, ishte gjithashtu i ftuar. Ata janë armiq të demokracisë.

Zv.ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov tha se është më e drejtë dhe më e sinqertë që ShBA-ja ta emërojë këtë samit si "Samiti i Hegjemonisë Botërore".

Në botën e sotme, paqja dhe bashkëpunimi janë prirjet kryesore globale. Pala amerikane pengon demokracinë dhe shkel prirjen historike nën pretekstin e demokracisë, duke shfaqur frikën dhe shqetësimet e saj. Një media e përshkroi këtë samit si "një rezistencë e dëshpëruar e ShBA-së që gjendet në zgrip të përçarjes kombëtare dhe në depresion demokratik". Mbështetur në rezultatin e samitit, mund të thuhet se kjo rezistencë është e kotë. (Xu Guang)