Nga 8 deri më 10 dhjetor në Pekin u organizua Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike e Kinës. Shumë media ndërkombëtare përmendën "qëndrueshmërinë" si fjalën kyçe të kësaj mbledhjeje.

Çdo vit, Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike e Kinës është konsideruar si përcaktuesja e drejtimit të politikës ekonomike të Kinës në vitin tjetër. "Puna ekonomike e vitit të ardhshëm i ka kushtuar vëmendje më të madhe qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm": kjo është kërkesa e paraqitur në këtë mbledhje.

Siç u theksua në mbledhje, ekonomia kineze po përball tre presionet e “tkurrjes së kërkesës, tronditjes së furnizimit dhe dobësimit të pritshmërive", ndërsa mjedisi i jashtëm po bëhet "më i ndërlikuar dhe më i papërcaktuar". Në këtë sfond, zhvendosja e politikave makroekonomike nga kontrolli te zhvillimi i qëndrueshëm është element kyç i zgjidhjes së rreziqeve të jashtme dhe të brendshme.

Në fakt, sivjet ekonomia kineze realizoi një zhvillim të qëndrushëm pasi kapërceu sfidat e shumta. Në tre tremujorët e parë, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kinës u rrit 9.8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në dy vjetët e fundit, PBB-ja kineze u rrit mesatarisht 5.2 % në vit. Në 10 muajt e parë të sivjetshëm u krijuan 11.33 milionë vende të reja pune në qytetet e Kinës. Ringjallja e qëndrueshme e ekonomisë kineze ka pasur rolin e "gurëve të çakëllit" për ekonominë botërore. Shumë ndërmarrje të huaja që bënë investim në Kinën arritën shumë përfitime.

Sipas të dhënave statistikore, në nëntor, “Tesla” shiti gjithsej 52 859 makina të prodhuara në fabrikat kineze, 111 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mbi 20 mijë makina ndër to janë eksportuar në vendet e tjera.

Në të ardhmen, ndërmarrjet e huaja mund të kenë mundësi më të mëdha. Në këtë mbledhje u vu në dukje se vitin tjetër, Kina do të vazhdojë "zgjerimin e hapjes së nivelit të lartë, të tërheqë më shumë investime të huaja e të nxitë zbatimin e projekteve të mëdha të investimeve të huaja."

Siç ka premtuar, Kina do të hapë më tej dyert e saj dhe do të ndajë më shumë përfitimet e zhvillimit të saj me botën. Banka franceze “Societe Generale” u shpreh se "në tërë Azinë, Kina ka potencialin më të lartë të rritjes vitin tjetër". (Xu Guang)