foto nga VCG

foto nga VCG

I ashtuquajturi “Samit për Demokracinë”, një farsë e drejtuar nga pala amerikane, u hap sot. Për të mbështetur forcat për “pavarësinë e Tajvanit”, politikanët amerikanë kanë folur shumë kohët e fundit. P. sh., këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan pretendoi se pala amerikane do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme “për të siguruar që pjesa kontinentale e Kinës nuk do ta bashkojë kurrë Tajvanin me forcë.”

Në fakt, në shumë analiza vihet në dukje se premtimet mbi sigurinë të palës amerikane për autoritetin e Tajvanit mbetet vetëm me fjalë dhe Tajvani shërben si gur shahu i palës amerikane për frenimin e Kinës, bankomat i prodhuesve amerikanë të armëve dhe mjet për shpërnguljen e kontradiktave të brendshme të ShBA-së. Një pjesë e opinionit amerikan është e mendimit se Tajvani është interesi thelbësor i Kinës dhe nëse ShBA-ja lufton me Kinën me të gjithë forcat për “mbrojtjen e Tajvanit”, kjo do të jetë një katastrofë. Bonnie Glaser, eksperte amerikane mbi problemin e Tajvanit, i tha shtypit se i ashtuquajturi premtim për “mbrojtjen e Tajvanit” është dukshëm “jo i vërtetë”.

Të ashtuquajturat frikësime ushtrake dhe diplomatike të palës amerikane janë të kota, komenton Grupi Mediatik i Kinës. Pjesëmarrja e Tajvanit në të ashtuquajturin “Samit për Demokracinë” nuk do të dëmtojë strukturën e fortë ekzistuese që pjesa dërrmuese e vendeve në botë përkrahin parimin e një Kine. Procesi historik i bashkimit të Kinës është i papengueshëm dhe çdo orvatje për “frenimin e Kinës me Tajvanin” do të dështojë rrënjësisht. (Wang Lei/ Artan)